Sport Ibra bëhet “100” me Milanin, thumbon shokët: Gjithçka falë jush, sepse nuk...

Ibra bëhet “100” me Milanin, thumbon shokët: Gjithçka falë jush, sepse nuk kam konkurrencë

Dje pasdite u zhvillua ceremonia e “diplomimit” të Zlatan Ibrahimoviç në Milano. Suedezi mori një medalje përkujtimore nga Paolo Maldini me rastin e rrumbullakimit të 100 ndeshjeve të tij me kuqezinjtë. Bomberi 38-vjeçar menjëherë bëri shaka me shokët e tij të skuadrës: “Faleminderit, është gjithçka falë jush, sepse nuk kam konkurrencë”. Pastaj shtoi: “Një nder për ta arritur këtë shifër ndeshjesh me klubin kuqezi, shpresoj të luaj edhe më shumë”.

Në fakt, ai e luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e Milanit kundër Parmës. Legjenda e kuqezinjve, Paolo Maldini, drejtori aktual teknik, i dorëzoi kampionit suedez një medalje: “Ju keni luajtur në shumë ekipe, por unë kam parë që në vetëm tre prej tyre keni grumbulluar më shumë se 100 ndeshje: Ajax, Inter dhe PSG. Një arritje e shkëlqyeshme, e rëndësishme, Zlatan”.

Ndërkohë, deklarata e sulmuesit, si gjithmonë me spec brenda (faleminderit, është gjithçka falë jush, sepse nuk kam konkurrencë), ngjalli të qeshurën e të gjithëve; nga Maldini te Ricky Massara, nga Stefano Pioli te lojtarët kuqezinj. Duke pritur të zgjidhë dyshimet mbi të ardhmen e tij, mbi qëndrimin ose jo te kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm, sulmuesi veteran bëhet “100-vjeçar” te Milani. Por ai mbetet i zakonshmi…, plot ego dhe shaka.