Sipas studiuesve miliona njerëz të moshuar kudo në botë, janë të diagnostikuar me njërën formë të çmendurisë të quajtur “Alzhemier”, por kjo nuk është diagnoza e duhur.
Njëri nga ekspertët e quajti zbulimin më të rëndësishëm ndër vite. Sipas raportit të publikuar në revistën Brain, gjendja e cila në fakt quhet encefalopati Tdp-43, e lidhur me humbjen e kujtesës në moshën 50 vjeçare, ose më vonë ka simptoma të ngjashme me Alzhemier, por kjo është një sëmundje tjetër.
Sipas të dhënave, kjo është një ndër shkaqet ku mund të shpjegohet pjesërisht se pse gjetjet e një kurimi të demencias kanë dështuar deri më tani.
Ekspertët prej kohësh e kanë cilësuar demencian, si një grup sëmundjesh që përfshin problemet që të moshuarit kanë me kujtesën apo të menduarit. Ka lloje të ndryshme sëmundjesh në këtë grupim, por duke qenë se Alzhemier është më i kudo gjenduri, edhe sëmundjet e tjera përcaktohen si të tilla.Lloji i ri i demencias ka të njëjtat simptoma me Alzhemier, por gjendja encefalopati Tdp-43 shkakton një rënie graduale të kujtesës. Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për këtë grup sëmundjesh. Kjo, jo sepse shkencëtarët nuk janë përpjekur, por është e vështirë se ka lloje të ndryshme sëmundjesh që duhen kuruar secila më vete. Gjithashtu, edhe studimet mbi ilaçet e Alzhemier kanë dështuar. Nuk ka pasur trajtime të reja efektive dhe disa kompani farmaceutike, nuk tregtojnë asnjë lloj medikamenti qetësues për këtë gjendje.
Sipas studiuesve, të kuptuarit më mirë këtë grup sëmundjesh, mund të çojë në zbulimin e trajtimeve të reja. Autori kryesor i studimit Pete Nelson, nga universiteti i Kentakit, tha se ky grup sëmundjesh nuk është shfaqur për herë të parë, por çdo herë edhe më shumë po shfaqen të dhëna të reja, siç ishte edhe sëmundja encefalopati Tdp-43.
“Ka shumë punë për t’u bërë. Ky është vetëm fillimi,” shprehet ai.
Robert Howard nga universiteti i Londrës tha se këto gjetje, janë më të rëndësishme që janë shfaqur për sa i përket fushës së demencias, në këto pesë vitet e fundit.
Gjithashtu, edhe Tara Spiers Jones, pedagog i shëndetit mendor në universitetin e Edinburgut tha se gjetjet janë të rëndësishme për të ditur edhe më shumë sëmundje, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, për trajtimin.
Ndërsa, Carol Routledge, nga organizata Alzheimer’s Research, paralajmëroi se gjetjet nuk ishin diçka që mjekët mund ta diagnostikojnë në klinikë, pasi duhen një sërë kërkimesh nga qendra që merren me sëmundjen e demencias./BBC/