Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit prej gati dy vitesh, është liruar nga detyra e lartë dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë së Policisë.
Sipas Shqiptarja.com ai do të zëvendësohet nga Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.
Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Ai mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit.
Gjithashtu ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.
Altin Qato u ngarkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë Haki Çako që të riorganizonte nga e para Drejtorinë e Policisë Elbasan.