Imami i madh i universitetit të njohur egjiptian Al – Azhar, Sheikh Ahemd al-Tayeb e ka cilësuar poligaminë si një padrejtësi për gruan.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se: “Poligamia është shpesh një padrejtësi për gruan dhe fëmijët. Praktika është një rezultat i mungesës së kuptimit të Kuranit dhe traditës profetike”.
Ai ka folur madje edhe në një shfaqje televizive duke cilësuar se kushdo që mendon se martesa duhet të jetë poligamike e ka gabim. Deklarimet e tij kanë provokuar debate në mediat sociale, duke detyruar universitetin e njohur të dalë me një qëndrim zyrtar.
Sipas këtij të fundit, komentet e imamit nuk duhen kuptuar si ndalim i poligamisë, ndonëse debate është aktualizuar për të ndryshuar një praktikë që është jashtë kohe.
“Gruaja përfaqëson gjysmën e shoqërisë, nëse ne nuk kujdesemi për të, është sikur të ecim me një këmbë“, ka shtuar Taleb.
Këto mesazhe janë mirëpritur nga Këshilli Kombëtar Egjiptian për Gruan që ka theksuar se besimi mysliman e nderon gruan dhe ka sjellë për të drejtësi apo të drejta të shumta që nuk ekzistonin më parë.