Politika LSI merr masat për protestën e nesërme: Ja si të mbroheni nga...

LSI merr masat për protestën e nesërme: Ja si të mbroheni nga gazi lotsjellës (Video)

Nesër opozita pritet që të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca plenare.

Opozita duket se po përgatitet për t’i bërë ballë policisë dhe këtë e tregon edhe një video e publikuar nga deputetja e LS-së, Florida Kërpaçi.

Ajo ka nxjerrë një video për protestuesit, ku u tregon si të mbrohen nga gazi lotsjellës i policisë.

“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës!

Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati”, shkruan deputetja e LSI-së në Facebook krahas videos.