Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë sot Pashkët, edhe pse në kushtet e raja dhe të vështira të kufizimeve nga pandemia e koronavirusit.
Nuk ndodh shpesh në botë që një ngjarje kaq e paqtë sa pashka të pritet kështu si këtë kohë. Meshat e mesnatës janë zhvilluar pa grumbullimin e besimtarëve duke respektuar masat e mara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por mesazhet shpresës dhe paqes janë përcjellë në shtëpitë e shqiptarëve.
Në vigjiljen e djeshme të kryer online, ashtu si dhe në ceremoninë e sotme në katedralen e Shën Palit në Tiranë, imzot George Frendo ka dhënë mesazh shprese. Dje ai i kujtoi besimtarëve Pashkët e vitit 1997, kur shumë po qanin në atë kohë trazirash. “Unë i kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se të drejt kryqit u tha apostujve: “ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim”, kujtoi imzot Frendo.
Edhe sot, në katedralen Shën Palit, imzot George Frendo kishte fjalë që përcillnin edhe mesazhin e Papa Françeskut, për nevojën e rimëkëmbjes pas orëve të errëta. “Krishti është më i fortë se koronavirusi”, tha Frendo, në katedralen shqiptare ku të pranishëm ishin vetëm pak religjiozë për shkak të masave kufizuese.
“Mos lejojmë që virusi të na kufizojë jetën, jeta jonë nuk është në drejtimin e virusit, por të Krishtit. Koronavirusi ka krijuar probleme, por le të jetë kjo situatë si shkollë, ishim viktimë materializmi dhe konsumizimi”, tha ai.