Bota Boris Johnson drejt shërimit, ka lënë spitalin

Boris Johnson drejt shërimit, ka lënë spitalin

Kryeministri britanik Boris Johnson ka lënë spitalin ku prej ditësh ishte shtruar nga infeksioni i COVID-19.

Nga burimet bëhet e ditur, se kryeministri nuk do t’ i rikthehet punës për një periudhë sigurie.

Johnson ishte i shtruar në Londër në spitalin St. Thomas, ku përfundoi edhe në terapi intensive për shkak të problemeve në frymëmarrje.

Lideri britanik ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor, i cili sipas tij “i ka shpëtuar jetën”.