Të mbijetuarit e kampeve të internimit në Lushnjë përkujtuan ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe, por ceremonia u shoqërua me incidente.
Në fillim kishte pakënaqësi pasi emrat e disa fiseve nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë dhe më pas me prezencën e deputetit të zonës Bashkim Fino.
Vetë Bashkim Fino tha se “nuk ishte incident. Prezenca e kryetarit të bashkisë apo e imja, është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”.
Për ish të internuarit dhe pasardhësit e tyre u çel një ekspozitë fotografike me materiale arkivore të Autoritetit të Ish-drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe për herë të parë u publikuan dosje të asaj kohe.
Pas debateve dhe incidenteve një pjesë e të pranishmëve kanë braktisur sallën, mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe./TCH