“Sjellja e Barcelonës me Ernesto Valverden ka qenë pak e shëmtuar”, – thotë legjenda e klubit katalanas, Andres Iniesta, me thashethemet që vazhdojnë të sugjerojnë se stoli blaugrana do të ketë një “pronar” të ri, së shpejti.
Valverde, i cili ka luftuar për të bindur në Katalonjë këtë sezon, pavarësisht se më parë ka fituar dy tituj të La Liga-s, mund ta gjejë veten të shkarkuar.
Kritika
Iniesta pranon se është befasuar nga mungesa e besimit të Barçës për trajnerin e saj aktual dhe mënyrën me të cilën, mesa duket, do ta zëvendësojë atë. Legjenda e “Camp Nou”, i cili aktualisht ndodhet në Japoni, me Vissel Kobe, i tha “Onda Cero”: “Sjellja e Barcelonës ka qenë pak e shëmtuar. Duhet të ketë respekt për trajnerin tënd. Mënyra se si bëhen gjërat është ajo që mund të dëmtojë më shumë”.
Iniesta pranon se “situata e Valverde është dobësuar së fundi”, me Barcelonën që humbi në gjysmëfinale të Superkupës Spanjolle, trofe të cilin e fitoi “armiku” i madh i katalanasve, Real Madridi. Mesfushori, fitues i Kupës së Botës, pretendon se marrëdhëniet midis presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe një pjese të tifozëve mbetet e mirë, por shton: “Kjo situatë duhet të zgjidhet në të mirë të klubit, sepse nuk është e mirë ajo që po ndodh për trajnerin, lojtarët apo tifozët”.
Kush duhet të ulet në stol
Nëse bëhet një ndryshim në stol, atëherë mund të jetë që një fytyrë e njohur me Iniesta në “Camp Nou”. Xavi është relativisht i papërvojë, kur bëhet fjalë për të stërvitur një gjigant si Barcelona, pasi i “ka varur këpucët në gozhdë” në vitin 2019. Iniesta jep mendimin e tij, nëse lëviz Valverde: “Personi që e di më së miri, nëse është i përgatitur për të drejtuar Barcelonën apo jo, është vetë Xavi. Flitet edhe për Koeman, mesa kam dëgjuar. Të dy e njohin mirë mjedisin, sepse kanë luajtur te Barça. Holandezi ka më shumë përvojë si trajner, por kjo mund të mos jetë vendimtare në zgjedhjen e klubit…”