Aktualitet Turqit ndjekin gjyqin ndaj mikut të “gylenistit” Harun Çelik

Turqit ndjekin gjyqin ndaj mikut të “gylenistit” Harun Çelik

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Selami Simsek, turkun e akuzuar për “falsifikim të pasaportave dhe vizave”, mik me Harun Celik, të ekstraduar ditë më parë drejt Turqisë.

Sismek, i cili është arrestuar në korrik 2019 në Rinas, ndërsa po përpiqej të udhëtonte drejt Kanadasë, ka pranuar se vizën e ka marrë në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, pasaporta e tij është e rregullt, por viza është false.

Simsek ka pranuar se për këtë vizë ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi të tij, te një person që, sipas tij, nuk e njeh. Për t’i dhënë kohë Prokurorisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 27 janar, në orën 10:00.

Seancën ndaj Simsek ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës së Turqisë.

Në 2 janar, mediat turke bënë publike video të deportimit nga Shqipëria të mësuesit turk Harun Çelik, largim që ngjalli debat ndërkombëtar, pasi Çelik konsiderohej si kundërshtar i presidentit turk Recepp Tayyip Erdogan dhe mbështetës i Lëvizjes Gyleniste. Harun Çelik, punonte në Shqipëri si mësues ndërsa u kap 5 muaj me pare në aeroportin e Rinasit me dokumente false duke udhëtuar gjithashtu drejt Kanadasë.