Bota Injorimi i qëllimshëm i Putin, merr një sy gjumë kur Ukraina parakalon...

Injorimi i qëllimshëm i Putin, merr një sy gjumë kur Ukraina parakalon në ceremoninë e Lojërave Olimpike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjeti kohën të ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin, edhe pse tensionet mes Moskës dhe Perëndimit kanë arritur në nivelet më të larta.

Ajo që ra në sy gjatë parakalimit të shteteve të ndryshme ishte momenti kur në stadiumin e Pekinit kaluan atletët nga Ukraina. Kamerat u fokusuan menjëherë nga Putin, i cili po merrte një sy gjumë.

Duket se veprimi i presidentit rus ka qenë i qëllimshëm. Menjëherë pasi parakaloi Rusia, ai u zgjua në çast.

Eventi u zhvilluar në stadiumin “Foleja e Zogut”, impiantin kombëtar të Kinës, që për këtë rast ishte blinduar nga forcat e sigurisë.

Në total ishin 91 delegacione në garë për Olimpiadën Dimërore. Pjesa më e madhe e tyre kishin zgjedhur që flamurin ta mbanin dy sportistë, një mashkull dhe një femër.