Zhvillimet më të reja nga NASA tregojnë se, është dërguar një instrument në hapësirë, për të vëzhguar dioksidin e karbonit në atmosferën e Tokës. Instrumenti i quajtur OCO-3 u nis si një raketë nga Florida në orët e para së ditës së shtunë. I cilësuar si një nga komponentët rezervë të NASA-s, instrumenti është përdorur për të njëjtën arsye edhe në vitin 2014, por nuk funksionoi.
Të dhënat nga dy misione, do të i’u japin shkencëtarëve një ide më të qartë për nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë. OCO-3 fluturoi rreth globit, me anë të orbitës polare, e cila bën të mundur që të vëzhgohen disa vende në një ditë.
“Ky informacion do të jetë vërtet i vlefshëm, edhe për vitet e ardhshme. Ne kemi shumë për të mësuar nga atmosfera, si performanca e bimëve në orë të ndryshme, niveli i dioksidit të karbonit dhe shkaktarët e ajrit të rënduar”, tha shkencëtari Annmarie Eldering, i cili krijoi këtë projekt.
Sipas shkencëtarëve njerëzimi është duke çekuilibruar mjedisin, pasi po rrisin përqëndrimin e gazrave serrë në ajër. Aktualisht, aktivitetet antropogjene kanë vëzhguar se dioksid karboni rritet deri në 40 miliardë tonë nga viti në vit, kryesisht nga lëndët djegëse. Gjysma e kësaj shume, qëndron në atmosferë, e për rrjedhojë rritet edhe niveli i ngrohjes globale.
Instrumentet OCO përfshijnë spektrometra që thyejnë dritën e diellit nga sipërfaqja e Tokës dhe pastaj analizojnë spektrin, për të përcaktuar se sa i pranishëm është dioksidi i karbonit në vende të ndryshme. Interpretimi i të dhënave është i ndërlikuar, sepse kërkon përdorimin e modeleve për të shpjeguar se si gazi është përzier në atmosferë.
“Fotografitë e realizuara nga instrumenti, na japin mundësi të kemi një pamje të qartë për atë që kërkojmë. Tani për tani mendojmë se kjo është mënyra më e mirë për të kryer vëzhgimet,” tha Eldering.
Megjithatë, shkencëtarët janë të vetëdijshëm se duhen instrumente edhe më të avancuara për të kuptuar më mirë gjendjen e atmosferës. Shkencëtarët janë shprehur se vendet e Bashkimit Europian, po planifikojnë zhvillimin e një instrumenti i cili do të përcaktojë dioksidin e karbonit në një zonë më të gjerë, por edhe më të saktë. Ky rrjet orbital, madje do të bëjë të mundur që politikat për të reduktuar emetimet e karbonit sipas marrëveshjes ndërkombëtare të Parisit në vitin 2015 të adresohen më lehtë. /BBC/