Politika “Inteligjenca amerikane kishte informacion për sulmin, por KFOR dhe Kosova nuk i...

“Inteligjenca amerikane kishte informacion për sulmin, por KFOR dhe Kosova nuk i vlerësuan mirë”

Analisti Bedri Elezi është shprehur se inteligjenca amerikane ka pasur informacione për tensionet në Kosovë dhe sipas tij, informacionet që ka pasur i ka ndarë dhe me KFOR.

I ftuar në Euronews Albania, ai nënvizoi se informacionet nuk janë trajtuar tamam nga KFOR dhe nga institucionet e Kosovës, ndryshe nuk do ishte krijuar kjo situatë.

“Mund të themi se Inteligjenca Amerikane ka pasur informacionet e duhura në kohë reale dhe të njëjtat i ka ndarë me KFOR që është pjesë e kësaj strukture dhe ka përgjegjësinë për sovranitetin e Kosovës. Pa dyshim që këto informacione nuk janë trajtuar tamam as nga KFOR dhe as nga institucionet tona”, tha ai.