Bota Vuçiç i ashpër me ndërkombëtarët: Jeni me dy fytyra, mund të na...

Vuçiç i ashpër me ndërkombëtarët: Jeni me dy fytyra, mund të na vrisni të gjithëve, por s’do e njohim kurrë Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.

Vuçiç në një deklaratë për mediat për situatën e krijuar në Veri të Kosovës ku i vrarë mbeti një polic dhe tre sulmues, theksoi se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.

Teksa iu drejtua sërish ndërkombëtarëve ai theksoi se Kosova është një krijesë që u krijuar duke u bombarduar Serbia nga NATO në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç.

Ai tha se druhet se situata do të përkeqësohet, prandaj theksoi se Serbia do të marrë vendime të rëndësishme në ditët në vijim, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.

“Është mjaft keq të jetë një epilog, por kam frikë se do të jetë më keq. Nuk thashë rastësisht se do të marrim vendime në ditët në vijim. Kanë gënjyer gjatë gjithë kohës…”, tha Vuçiç.

Sipas asaj që thotë Vuçiç, serbët u revoltuan sepse nuk duan ta durojnë më terrorin e Kurtit.