Interi fiton bindshëm derbin “e Madonninës” me rezultatin 2-0, pas 90 minutash plot emocione, gabime dhe shtylla.
Interi pas zhgënjimit në Champions me Slavia Pragën fillon fort dhe ven në vështirësi mbrojtjen e djemve të Giampaolos. Portieri Donnarumma është protagonist absolut i kësaj gare, me disa pritje mbresëlënëse, ku veçohet ajo ndaj Lukakut në minutën e 18-të, dhe ndaj Lautaro Martinez tre minuta më vonë, ku më pas D’Ambrosio godet shtyllën nga dy hapa.
Në minutën e 11-të, D’Ambrosio kërkon falje me një roveshatë spektakolare po aq sa përgjigja e Donnarumma, dhe Lautaro për pak milimetra bën të pavlefshëm golin e tij.
Pjesa e dytë nuk ndryshon skenarin, por kësaj radhe Interi kalon në avantazh me një goditje dënimi ku gjuajtja e Brozovic devijohet nga Leao. Arbitri Doveri fillimisht anulon, më pas konfirmon golin me VAR.
Është minuta e 49-të, dhe Milani duket sikur nuk ka forcën për të reaguar, madje është sërish Interi që dyfishon me një goditje koke të bukur të belgut Lukaku (78’).
Minutat e fundit karakterizohen nga tre shtylla, dy për Interin dhe një për Milanin me Hernandez në të 86-ën, duke shënuar një fitore të merituar të djemve të Antonio Conte, që shijojnë lidershipin në Serie A.