Interi ka marrë një fitore të madhe mbrëmjen e së mërkurës, duke mposhtur një rival direk si Napoli në Serie A.
Hero i Interit në këtë ndeshje ishte argjentinasi Martinez, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e parë të shtesës.
Në anën tjetër, Napolit iu desh të luante më shumë se 10 minuta pa mbrojtësin e tyre kryesor Koulibaly, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 81, por për miqtë shkoi edhe më keq, kur në fundin e minutave shtesë u ndëshkua me karton të kuq edhe Insigne.
Edhe në këtë ndeshje, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj u la në stol nga trajneri Ancelotti.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 36 pikëve, 5 më pak se Napoli i vendit të dytë.