Bota “Isha i sigurt se do të vdisja”, dëshmia e marinsit amerikan i...

“Isha i sigurt se do të vdisja”, dëshmia e marinsit amerikan i strehuar në bunkerët e Saddam-it

Trupat e SHBA në bazën ajrore Al-Asad në Irak ishin të vetëdijshëm se Irani do të sulmonte dhe ditën e sulmit me raketa ata kishin më shumë se dy orë që ishin strehuar në dy bunkerë të ndërtuar që nga koha e Sadam Hyseinit, raporton CNN.

Ushtari amerikan Akeem Ferguson ishte në një bunker kur ekipi i tij mori transmetimin e ftohtë të radios: Gjashtë raketa balistike iraniane ishin drejtuar për te ata.

Pllaka e betonit të bunkerit ku ata ishin futur ofronin pak mbrojtje.

“Kapa armën, ula kokën dhe u përpoqa të gjeja një vend ku nuk mund të më kapnin predhat dhe nisa të mendoja për vajzat e mia”, – tha rreshteri.

“Unë i sigurt 100% se do të vdisja”, – shton marinsi, – ishim në mëshirën e një prej bazave më të vjetra dhe më të mëdhatë në Irak, për të mbrojtur veten nga një sulm i tillë”.

Pas ditëve të pritjes, hakmarrja e Teheranit ishte si një lehtësim për shumë ushtarë amerikan, shkruan CNN.

Paralajmërimi i parë erdhi nga sinjalet e inteligjencës sekrete amerikane një natë para sulmit. Më 7 janar, shumica e trupave amerikane në al-Asad u dërguan në bunkerë.

Ata do mbroheshin nga një sulm që besohej se do të kryhej me raketa.

Raketat e para nisën në orën 1:34 që u pasuan me tri shpërthime të tjera përreth bunkerëve të ndërtuar gjatë sundimit të Presidentit të rrëzuar Saddam Hussein.

Muret e trasha dhe të pjerrët u ndërtuan dekada më parë për të shmangur sulmet nga Irani.

Bagdadi pati një luftë të përgjakshme tetë vjeçare me Teheranin (1980-1988). Ishte koha kur Republika e re Islame kishte filluar të demonstronte aftësinë e saj ushtarake.

Trupat amerikane ishin mosbesues për bunkerët nëse do ti rezistonin raketave balistike, por ata dolën të ishin më të fortë se bunkerët amerikanë, të bërë për t’u mbrojtur nga raketat dhe mortajat.

Raketat dhe mortajat relativisht të lehta përdoren zakonisht nga ISIS, ekstremistët xhihadistë dhe paramilitarët shiitë në Irak, por raketat balistike iraniane janë të fuqishme dhe janë të ngarkuara me rreth dy ton eksplozivë secila.

Nënkoloneli Staci Coleman ishte një nga drejtuesit e skuadrës amerikane që ishte në një bunker të tillë.

“Tërë toka u trondit. Ishte një zhurmë e madhe”, tha ai. “Ne e dinim që ata ishin afër”.

“Ne nuk e dinim se kur do të përfundonte sulmi. Pas predhave të para dolëm jashtë për të pare nëse kishte viktima. Kur nisi sulmi I dytë pas gati 15 minutash ne ishim të gjithë jashtë por për fat nuk patëm dëme”, thotë Akeem Ferguson.

“Kur sulmi mbaroi kishim ndjenjën e një përzierjeje lehtësimi dhe tronditje. Shikonim njëri-tjetrin dhe pyesnim: “A je mirë?”

“Shikonim përreth dhe mendonim: ku do të ikim? Si do të shpëtojmë nga kjo luftë?”, tha Ferguson.