Aktualitet Flet babai i “Zogut të Tiranës”: Djali është viktimë. Iu gjetën vetëm...

Flet babai i “Zogut të Tiranës”: Djali është viktimë. Iu gjetën vetëm 200 mijë lekë në bankë

Arrestimi i Hermes Nikaj apo i njohur për publikun si “Zogu i Tiranës” ka qenë një nga çështjet më të komentuara në mediat online dhe jo vetëm.

Nikaj u arrestua nga policia për akuzat si “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Menjëherë më pas në mediat online u publikuan përgjime ku Nikaj së bashku me vajza të showbizz-it fliste për prostitucion.

Babai i tij Mariglen Nikaj foli ekskluzivisht në Top Channel për këtë gjë.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor e ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë”, tha i ati.

Hermesi i kapur në momentin e kapjes nga policia tregon i ati ka qenë në një hotel me një vajzë dhe djalë tjetër.

“Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen”, tha ai më tej.