Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max, ka kujtuar kohën e saj kur emigroi drejt Amerikës me ëndrra të mëdha për t’u bërë dikushi.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo tregon sesi vetëm me rrobat e trupit shkoi në Amerikë me familjen dhe ia doli vetëm sepse besoi në ëndrrat e saj.
Këngëtarja thotë se në jetë ekziston e mira dhe e keqja, por beson se e mira mbizotëron gjithmonë.
“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar ajo.
Ava Max është sot një ndër artistet me origjinë shqiptare që ka fituar famë ndërkombëtare falë talentit të saj në muzikë.