Instituti i Shëndetit Publik ka theksuar se koronavirusi mund të transmetohet në të gjitha zonat klimaterike. Pra, përfshihen edhe ato zonat që karakterizohen nga klima e lagësht dhe e nxehtë.
ISHP këshillon qytetarët që ata mund të mbrohen nga COVID-19 duke larë shpeshherë duart dhe të evitojnë prekjen e syve, hundës dhe gojës.
“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjitha zonat klimatik përfshirë këtu zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë. Pavarësisht klimës merrni masa mbrojtëse, nëse jetoni apo udhëtoni në zona ku ka prani të COVID-19. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi COVID-19 është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Kjo eliminon virusin i cili mund të ndodhë nga prekja e syve, hundës apo gojës tuaj.”