Do të qëndrojë sërish në izolim, pasi rezultoi edhe njëherë pozitiv me koronavirus, “pacienti 1” në Torino. I shpallur i shëruar, pasi iu nënshtrua disa kurave, menaxheri 40 vjeçar bëri një tjetër test me tampon i cili nxori në pah se ai është ende i prekur nga Covid-19.
“Megjithatë konfirmojmë se është shëruar”, deklaroi profesori Giovanni Di Perri, virolog në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Savoia.
Burri ishte shumë pranë daljes nga spitali “Në të tilla raste është normale që ka një fazë me luhatje mes negatives dhe pozitives, ndodh me të gjithë llojet e infeksioneve”, theksoi Di Perri.
Për këtë arsye “pacienti një” duhet të qëndrojë ende në izolim për të ruajtur familjen e tij dhe kolektivin. Më tej mjekët shprehen se do të bëjnë ende teste kontrolli për t’u siguruar që mund të dalë nga spitali.