Pak orë para festës së Krishtlindjeve, policia italiane ka arrestuar një 24 vjeçar shqiptar me inicialet H. E. banues në komunën Solfierino në provincën e Mantovës, raporton Ora News.
Në banesën e tij janë gjetur të fshehura rreth 96 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 çanta të mëdha e në 2 thasë që përdoren për hedhjen e mbeturinave, si dhe një peshore.
Operacioni për arrestimin e tij nisi nga disa burime sekrete të informacionit e pas disa muajve hetime. Shqiptari H.E jetonte prej pak muajsh në këtë banesë.
Ky operacion i dha një goditje botës së narkotrafikut në provincën e Mantovës në këto ditë prag festash.
Në makinën Chevrolet Matiz të shqiptarit u gjetën dhe 650 euro cash e një instrument për të konfeskionuar dozat e drogës.
Droga e sekuestruar do të vlentë në treg reth 600 mijë euro.