Aktualitet Mister vdekja e shqiptarit në Marsejë, flasin të afërmit: Duam vetëm drejtësi

Mister vdekja e shqiptarit në Marsejë, flasin të afërmit: Duam vetëm drejtësi

Një ditë pas vdekjes së shqiptarit Florenc Beqiri në Francë, të afërmit e tij në Shkodër kërkojnë të zbardhet e vërteta.

I riu u arrestua nga policia franceze tri javë më parë, pasi nuk posedonte dokumente qëndrimi në këtë vend. Sipas familjarëve ai kishte dy vite që është larguar në Shkodra në Francë, ku edhe kishte punuar disa kohë. Për tri javë ai u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë u dërgua në spital në gjendje kome.

Laureta Beqiri,  e ëma: “Telefonata e fundit e djalit ka qenë në 8 Tetor, djali kishte shku pa letra, ma kishte kapur policia se djali ishte pa letra, kush kanë qenë atje, policia e Francës më thanë që djali  ka vdekur. Pse po ma sjellin djalin të vdekur”.

Familja bënë apel  që trupi i pa jetë i Florencit të sillet në Shqipëri….

Të premten Ministria e Jashtme tha se  ende nuk ka një version zyrtar të ngjarjes dhe se po pritet përfundimi i hetimeve. nga komunikimi me autoritetet policore ishte mësuar se Beqiri qëndronte në spitalin Nord të Marsejës, dhe po mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave me oksigjen, pasi ishte pa asnjë shpresë për jetën për shkak të mosfunksionimit të trurit. Sipas informacioneve paraprake Beqiraj, kishte tentuar të kryente vetëvrasje ne burgun e Marsejës./ Tv Klan