“Marrëdhëniet gjermano-italiane janë më të rëndësishme se kurrë, pasi që të dy vendet po përballen me rritje të euroskepticizmit”, tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një takim me homologun e tij italian Sergio Mattarella, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të ketë guximin për të udhëhequr procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
“Në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar është dëmtuar në shumë mënyra, e zëra të tillë janë dëgjuar edhe këtu në Gjermani”, tha Steinmeier.
Si themeluesë të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia luajnë një rol të rëndësishëm në bërjen e projektit evropian të qëndrueshëm – tha Steinmeier.
“Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam që zëri ynë dëgjohet, si dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të mëdha të tilla si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, emigrim”, shtoi presidenti gjerman.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Mattarella gjatë vizitës së tij në Gjermani, ku u takua dhe me kancelaren Merkel.
Në një fazë të tillë komplekse në të cilën gjendet sot Evropa, të flitet për zgjerimin e BE-së duket joreale.
“Por ne duhet të shikojmë në një afat të gjatë. Bashkimi Evropian duhet të ketë guximin për të përfunduar procesin e integrimit. Dhe kjo vlen edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha Mattarella.