Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka përhapur panik të madh në Itali dhe e ka çuar në gjashtë numrin e viktimave.
Qytetet e veriut kanë ndaluar të gjitha aktivitetet dhe janë izoluar, ndërkohë që ka edhe nga ata persona që kanë përfituar nga kjo situatë.
Mashtruesit kanë nisur të shënjestrojnë kryesisht të moshuarit, duke i bërë një telefonatë ku hiqen si operatorë të Kryqit të Kuq.
Ata i ofrojnë të moshuarve shërbimin e kontrollit nga koronavirusi, pa pagesë, për të plaçkitur më pas shtëpitë e tyre.
Vetë faqja e Kryqit të Kuq në Itali e dha këtë njoftim në Facebook, duke lajmëruar popullin të bëjë kujdes nga ky mashtrim.
“Vëmendje! Janë raportuar telefonata ku vullnetarë të shtirur si ata të “Kryqit të Kuq” ofrojnë kontroll falas për koronavirisin. Ju informojmë se nuk kemi vënë në dispozicion asnjë shërbim derë më derë dhe i bëjmë thirrje të gjithëve të kenë kujdes dhe të njoftojnë për raste të tilla në autoritetet përkatëse”, shkruhet në njoftim.