Një 26 vjeçar shqiptar që u dëbua nga territori italian dy vjet më parë nga autoritetet italiane, u arrestua sot në mëngjes nga karabinierët ndërsa ishte duke kryer celebrimin në komunën e Paullo, në provincën e Milanos.
Policia e dinte, se i riu i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, ishte kthyer në Itali, por nuk e dinin saktësisht se ku ndodhej.
Pas marrjes së informacionit për martesën e tij, që sipas hetuesve ishte një mashtrim i organizuar për të marrë një leje qëndrimi, karabinierët vërshuan në komunë për ta marrë me pranga.
Mediat italiane shkruajnë se gruaja e tij në letra, ishte një 22 vjeçare moldave që kishte probleme me drogën, e cila sipas tyre, dyshohet se e ka pranuar “martesën” për para ose drogë.
Kur ora shënonte 10:00, dhe të rinjtë po i thoshin “po” përjetësie njëri-tjetrit, karabinierët hynë në sallë duke e arrestuar shqiptarin me akuzën e rikthimit të paligjshëm në Itali.