Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit vetëm pesë viktima me koronavirus. Kjo është një shifër më e ulët nëse e krahasojmë me numrin e të vdekurve në Shqipëri, ku vdiqën gjashtë pacientë.
Ndërsa rastet e reja në shtetin fqinj janë 275, pak më shumë se dje kur ishin 252. Për të dytën ditë radhazi, në Lombardi nuk ka asnjë viktimë.
Në total, në Itali janë 245,864, ndërsa viktimat 35,102 persona.