Bota Koronavirusi në një manastir: Si u mori jetën 13 murgeshave në dy...

Koronavirusi në një manastir: Si u mori jetën 13 murgeshave në dy muaj

Një manastir katolik në SHBA tha që 13 nga motrat e atyshme vdiqën nga koronavirusi brenda një periudhe dy mujore.

Dymbëdhjetë murgesha, të moshës midis 66 dhe 99 vjeç, nga Felician Sisters Convent në Michigan vdiqën nga infeksioni COVID-19 midis 10 prillit dhe 10 majit. Viktima e trembëdhjetë, motra Danatha Suchyta, fillimisht ishte në fazën e rimëkëmbjes, por vdiq një muaj më vonë.

Të gjitha motrat e shuara kanë jetuar në një kampus të vendosur afër Detroit, i cili dikur strehonte 800 motra, dhe së fundmi 65 prej tyre.

Murgeshat e tjera nga manastiri ishin të ndaluar të merrnin pjesë në varrosjen e motrave të tyre dhe ende nuk lejohej të hynin në dhomat e murgeshave të tjera. Gjithashtu, gjatë drekës vetëm dy motra mund të jenë në të njëjtën tryezë, e kjo për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Një zëdhënës i manastirit, Christopher Moore, tha për CNN se murgeshat ndiqnin rekomandime të sigurisë, por që për shkak të kushteve dhe moshës së kufizuar, ata ishin të prekshme ndaj simptomave më serioze të infeksionit COVID-19.

Mediat raportojnë se kjo është humbja më e madhe e jetës në një manastir në Shtetet e Bashkuara që nga pandemia e gripit të vitit 1918.

“Larja e duarve, veshja me maska, distanca sociale dhe dezinfektimi i rregullt mbeten pjesë themelore të rutinës sonë të përditshme. Ne vajtojmë çdo motër që na la gjatë pandemisë dhe vlerësojmë shumë të gjithë ata që na mbështesin përmes lutjes ose mjeteve të tjera”, tha motra Mary Christopher.