92 mijë italianë të prekur me koronavirusi deri në fund të prillit dhe mbi 360 mijë persona në karantinë, me kulmin e virusit që pritet rreth datës 18 Mars. Ky është parashikimi zyrtar për përhapjen e virusit të bërë nga qeveria italiane në raportin teknik të dekretit të tretë të urgjencës në Këshilli Ministrave.
Ky është një parashikim që merr parasysh masat më të rrepta të miratuara ditët e fundit nga qeveria që kanë shndërruar Italinë në një zonë të kuqe dhe që do të japin efektet e tyre – siç thonë të gjithë epidemiologët – pas rreth 7-10 ditësh. Prandaj parashikimi i pikut të virusit është në 18 Mars.
Të infektuarit dyfishohen deri në mes të Marsit
Në raportin teknik gjithashtu parashikohet se numri i personave të prekur me koronavirus në total pritet të shkoj në 92 mijë, numër ky i ngjashëm me shifrat kineze.
“Bazuar në të dhënat e raportuara në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi ecurinë e infeksioneve deri në 8 Mars dhe duke supozuar një prirje në rritje të rasteve ditore si në grafikun e më poshtë, të shtjelluar duke marrë parasysh dyfishimin e të prekurve në rreth 3 ditë deri në mes të marsit dhe më pas një rënie graduale për shkak të masave të kontrollit të nisura nga Qeveria. Kjo prirje do të çonte në një numër të përgjithshëm të personave të infektuar të barabartë me rreth 92 mijë“.
390,000 në karantinë
Qeveria hedh hipotezën se për çdo rast të ri pozitiv, 4 persona do të vendosen në karantinë me mbikëqyrje aktive ose vetëizolim. Prandaj numri i atyre që shkojnë në karantinë llogaritet 390,000.
Dekreti publikon gjithashtu një tabelë që tregon se si do të ndodhë bumi i përhapjes pas mesit të marsit, kur rastet e reja parashikohen të jenë rreth 4 mijë pozitive dhe pastaj të fillojnë të bien pas 18 Marsit, për të arritur në fundin e përhapjes të Covid-19 në fund të prillit. Nëse konfirmohen gjithsej 92 mijë të prekur dhe respektohej një përqindje e vdekjeve prej 3% -4%, vdekjet nga koronavirusi mund të jenë më shumë se 3 mijë në total./IlSole24ore