Kryesore Italiania që u kurua nga koronavirusi: Mos u sillni si budallenj, nuk...

Italiania që u kurua nga koronavirusi: Mos u sillni si budallenj, nuk pata as temperaturë

Mbi 400 persona të prekur dhe 12 të vdekur është bilanci i koronavirusit në 10 rajone të Italisë, sipas të dhënave të përditësuar të Mbrojtjes Civile.

Vatrat kryesore vazhdojnë të mbeten rajonet e Lombardisë dhe Venetos, ku janë shënuar respektivisht 305 dhe 71 raste. Marche dhe Pulia janë 2 rajonet e fundit që raportuan raste me koronavirus. Mes të prekurve janë edhe 7 fëmijë.

Nga informacionet që vijnë nga vendi fqinj ka edhe lajme pozitive, si ai i shërimit të çiftit të turistëve kinezë, që ishin edhe të parët që rezultuan pozitiv ndaj Covid-19 në Itali. Ndërkaq një grua në Piacenza, e prekur nga virusi solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm

Ndërsa një grua nga Vo’ Euganeo, Lombardi e cila është shëruar nga koronavirusi tha se ka qenë shumë mirë, e ka kaluar lehtë dhe nuk ka pasur temperaturë

E pyetur nëse kishte frikë 47-vjeçarja tregoi se koronavirusi është një grip si gjithë të tjetër dhe nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera.

“Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk se sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë. Më bëri përshtypje një burrë i terrorizuar me maskë, i cili thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”, tha 47-vjecarja për corriere.it.

E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur. “Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur, por e qetë nuk kisha as temperaturë. Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë, domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”- përfundoi 47 vjecarja.