Politika Komiteti Kombëtar i Sigurisë, Rama: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Komiteti Kombëtar i Sigurisë, Rama: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ende nuk ka asnjë rast të konstatuar me koronavirus në Shqipëri.

“Ende nuk kemi asnjë raste të konstatuar, por në linjë me OBSH, kemi kryer të gjitha hapat për të përgatitur përballjen me shfaqjen e mundshme të koronavirusit në territorin e Shqipërisë. Që nga rastet e para në Kinë, e gjithë bota hyri në një gjendje jo të zakonshme. Natyrisht, edhe ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël, për shkak të ndërveprimit, gjithkush është i ekspozuar ndaj riskut”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri bëri thirrje që të shmangen lajmet e rreme dhe paniku.

“Po shoqërohet edhe me infodemi (epidemi e lajmeve të konfimuara). Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë. Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe viktimë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme”, tha Rama