Aktualitet Iu refuzua azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Iu refuzua azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 36 shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në Francë dhe Belgjikë.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare Shqiptare.

Qytetarët shqiptarë, nga të cilët 31 në Francë dhe 5 në Belgjikë, kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së dhe u ishte refuzuar azili. Policia thotë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.