Një debat i fortë ka ndodhur mes Julit dhe Egëls, ku e kanë akuzuar njëri-tjetrin për perversitet dhe për mungesë edukate.
Juli i thotë Eglës se bën batuta perverse dhe pornografike, ndërsa Egla e akuzon se ai iu kërkon gocave gjëra të pahijshme. Madje ajo i thotë se “Shkodra lind vetëm qytetarë, por me Julin është bërë një përjashtim, ku është i zhveshur nga çdo gjë”.
Debati:
Juli: Ti bën batuta perverse dhe pornografike dhe kërkon të tregosh edukatën ti.
Egla: Thuaji femrave “hajde ma mbaj në banjo”, ku je ti! Dhe jam unë perverse. Je ti ai, thuaji femrave hajde ma mbaj në banjo.
Juli: Ik o Egla ik!
Egla: Trego burrëri me gratë ti. Ytt! Unë kujtova se Shkodra lind qytetarë, por ti qenke i zhveshur nga çdo gjë. Shkodra lind qytetarë.
Juli: Ti vetëm nga votat e Shkodrës del jashtë.
Egla: Shkodra shikon! Shkodra lind vetëm qytetarë, t’i je i zhveshur nga kjo gjë.
Juli: O tash po e sheh ti Shkodrën! Ata të dëgjojnë duke folur dhe vjellin në kor. Ik o Egla ik, ti kërkon të sillem me edukatë, kur bën batuta perverse. Ke mangësira jashtë.