“Izolimet mund të shmangeshin, nëse të gjithë do të ndiqnin masa të tilla si mbajtja e maskave”, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë. Drejtori Rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, theksoi se karantina duhet të jetë opsioni i fundit që mendojmë si zgjidhje, e ndaj për këtë nxiti këdo që të ndiqte udhëzimet për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve dhe përhapjes së virusit.
Ai tha se nëse 95% e njerëzve do të mbanin maska, në vend të 60%, që e bëjnë këtë aktualisht, izolimet nuk do të nevojiteshin. Megjithatë, shtoi se përdorimi i maskës sigurisht që duhet të kombinohet me masa të tjera. “Nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, bllokimet janë të shmangshme”, tha Kluge.
Duke folur në Kopenhagë, Danimarkë, Kluge paralajmëroi për një ndikimin negativ të lehtësimit shumë shpejt të kufizimeve, duke ngulmuar se kjo duhej bërë vetëm gradualisht.