Përdorimi i maskave në ambientet e brendshme nuk do të jetë më një detyrim.
Nga sot Izraeli ka hequr një nga masat e fundit të koronavirusit pas një fushate të suksesshme të vaksinimit.
Megjithatë njerëzve do t’iu kërkohet të përdorin maska gjatë fluturimeve ose nëse janë në karantinë. Personat e pavaksinuar duhet të përdorin maska në shtëpitë e të moshuarave dhe në institucionet e tjera shëndetësore afatgjata.
Izraeli ka vaksinuar rreth 85% të popullsisë së saj të rritur, duke lejuar që shkollat dhe bizneset të rihapen plotësisht. Numri i personave aktivë me Covid-19 është shumë i ulët në një vend me më shumë se 9 milionë banorë.
Autoritet kanë bërë shumë kujdes me mikpritjen e vizitorëve, për shkak të shqetësimeve nga variantet e reja. Izraeli mirëpriti grupin e parë të turistëve në fund të muajit të kaluar. Të gjithë turistët duhet të provojnë se janë vaksinuar dhe testohen menjëherë pas mbërritjes në vend.