Aktualitet SPAK mbyll hetimet për Ardian Çapjan: Akuzohet për vrasjen e Nezir e...

SPAK mbyll hetimet për Ardian Çapjan: Akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në 2012

SPAK ka përfunduar hetimin për Ardian Çapjan dhe 5 personat e tjerë, të akuzuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në Elbasan në vitin 2012.

Prokurorët e SPAK i kanë komunikuar akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave” “grup i strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”, Ardian Çapjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

Pjesë e të njëjtës dosje është edhe Florenc Çapja, aktualisht i arrestuar në Dubai në zbatim të urdhër kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Ardian Çapja u arrestua në 29 Shkurt gjatë operacionit të koduar “Krasta”.