Izraeli bën hapin e parë në gjetjen e kurës për koronavirusin. Ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennet, njoftoi për mediat se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.
Kjo do të thotë një arritje e madhe, sipas tij, pasi injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit.
Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij. “Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”, cilëson ministri në deklaratën e tij.