Ekspertja e takimeve, Kezia Noble, ka vendosur një listë të gjërave që nuk duhet t’ia thoni mashkullit që ju pëlqen ndërkohë që jeni duke biseduar me të sidomos për herë të parë ose sapo keni filluar lidhjen.
Të mos i flasësh për ish-të dashurin
Ai nuk dëshiron që të dijë për ish-të dashurin tënd. Edhe nëse je duke bërë komente negative për të, ai do të mendojë se ti e ke ende në mendje atë, dhe do ta mërzisni. Meshkujt nuk mund ta pranojnë idenë që e dashura e tyre të jetë me një tjetër mashkull, kështu që evitojeni këtë temë.
Të mos i thuash ‘dua që të hapesh më shumë me mua‘
Nuk ka asgjë të keqe që të provosh të kesh një bisedë të hapur me të dashurin, por kjo do ta bëjë atë të ndjehet jo mirë, dhe si rezultat ai do të qeshë me këtë temë apo do të mbyllet tërësisht. Ju mund ta bëni atë që të hapet në një mënyrë tjetër, për shembull duke e bërë atë që të ndjehet se ka çfarë të zgjedhë që të flasë. Gjejeni një pikë në bisedë ku ai është komplet i relaksuar, dhe pastaj pyetni atë disa pyetje që do ta bëjnë atë të hapet ngadalë.
Të mos i thuash ‘Pse e shikove atë femër?’
Meshkujt i shikojnë femrat e tjera por kjo nuk do të thotë se ai po ju anashkalon juve. Nëse ata i shikojnë femrat e tjera në mënyrë tjetër, atëherë janë të parespektueshëm. Por, mënyra më e mirë për ta marrë në dorë situatën është që të bëni një shaka me këtë. Kjo do t’ju bëjë që të keni më shumë vetë-besim dhe jo xheloze.
Të mos i thuash ‘Duhet ta veshësh këtë…‘
Shumica e meshkujve më herët e kishin nënën e tyre e cila ju thoshte se çfarë të veshin, kur të qeshin, kur të ecin, kur të ulen dhe ata nuk mund ta pranojnë këtë nivel të kritikës edhe nga gratë. Ata nuk e shohin të këndshme këtë gjest nga një grua, me të cilën nuk kanë rënë ende në dashuri.