Kryesore Rama “bekon” të riun dhe biseda për flokët me xhel dhe peshkun…(VIDEO)

Rama “bekon” të riun dhe biseda për flokët me xhel dhe peshkun…(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton me një të ri të bërë gjatë vizitës në Novoselë ditën e sotme për rubrikën e “Fotos së ditës”.

Në mesditë kryeministri ishte në Novoselë për të parë nga afër zonën e përmbytur, ku u takua me një të ri të komunitetit rom, për të cilin nuk mungoi as një përqafim.

Ndërsa fotoja e zgjedhur si fotoja e ditës, të jep një imazh, si ai i priftit që bekon besimtarët në kishë, por në fakt Rama po i tregonte flokët me xhel.

Ja biseda mes tyre:

Rama: I madh je. Përmbytje-përmbytje po xhelin flokëve, xhelin flokëve ja ke vënë që me mëngjes. Ku e ke shtëpinë ti?

I riu: Andej.

Rama: Ke përmbytje në shtëpi?

I riu: Nuk erdhi uji tek ne.

Rama: S’erdhi këtë radhë tek ju. Kemi marrë masa prandaj. Ça po bën këtëj?

I riu: Hiç, dola njëherë.

Rama: Dole njëherë për peshk këtej.