Nëse keni aplikuar për Lotarinë Amerikane atëherë tashmë mësohet zyrtarisht data se, kur mund ta shikoni nëse jeni fitues.
Më 7 maj aplikuesit për Lotarinë duhet të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur.
“Travel State.gov” njofton se aplikuesi duhet të vendosi saktë kodin personal të shënuar në fletën e regjistrimit.
Pasi të vendoset kodi, duhet të klikoni në ikonën “kontrollo statusin”. Kjo procedurë bëhet në linkun këtu.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.