Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Vlorë të mërkurën ka tronditur të gjithë opinionin publik. Teodor Lera, 53 vjeç vrau gruan e tij Eva Lera, 45 vjeçe. Sipas deklaratave të publikuara ata kanë pasur konflikte të mëparshme dhe njëpasnjëshme.
Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte çarë kokën të shoqes Evës, por ajo e kishte falur dhe u ribashkuan. Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.
Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.