I pyetur në studion e “News24”, se kujt i trembet kreu i LSI, Ilir Meta, analisti Andi Bushati tha se ai i trembet një sulmi dhe goditje nga te dyja palët, si PD dhe PS-se.
“LSI është pala më e paqetë, si ai fëmija i vogël që del dhe bërtet me zë të lartë për të hequr trembjen e vet dhe LSI gjatë gjithë kohës propagandon qetësi por është e paqetë dhe paqetësia e LSI duket vetëm një fakt.
Nëse palët PD-PS kanë qëndrime të prera, shpeshherë për ne të gabuara, hajduteske, LSI është gjithmonë një parti që ka ankthin e të mos pasurit qëndrim për asnjë çështje dhe kjo tregon një ankth dhe mosqetësi.
Meta i trembet sulmit qoftë nga njëra palë qoftë nga pala tjetër. Nëse shikon strategjia e LSI ka qenë shkeli syrin njërës palë që ta qetësosh atë dhe pastaj bëj sikur je edhe pak me palën tjetër”, tha Bushati.