CEO i Disney, Bob Iger, u ka bërë thirrje politikanëve amerikanë të shmangin urrejtjen në zgjedhjet e vitit 2020.
Nisur nga kjo temë, ata sollën në vëmendje ekstremistin Adolf Hitler, duke pretenduar se ai do ti pëlqente shumë “mediat sociale”, si një mjet për të përhapur propagandën ekstremiste.
“Urrejtja dhe zemërimi na tërheqin drejt një humnere“, tha Bob Iger, në një darkë të organizuar nga një organizatë hebreje për të drejtat e njeriut.
“Politika jonë, në veçanti, tani dominohet nga përbuzja. Nëse Hitleri do të jetonte ende do t’i kishte dashur mediat sociale”, shtoi ai. “Është mjeti më i fuqishëm i marketingut që një ekstremist ndonjëherë mund të kërkojë”.
Me një fushatë të ashpër për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që pritet në muajt e ardhshëm, Iger theksoi gjithashtu se është e mundur të diskutohet për politikë pa cënuar të drejtat e njerëzve.
“Dua të dëgjoj një fushatë që nuk është e bazuar në shpërfillje të të tjerëve. Dua të shoh një vizion mjaft të madh për ti përfshirë të gjithë njerëzit në të!”- është shprehur CEO i Disney.