Një jaht me turistë austriakë ka lëshuar sinjalin SOS mbrëmjen e sotme pasi rrezikon të mbytet.
Mësohet se jahti aktualisht ndodhet tre milje nga bregdeti i Kallmit në Durrës.
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka konfirmuar lajmin dhe bën me dije se po kryhet ndërhyrja e menjëhershme nga roja bregdetare për të bërë të mundur shpëtimin e turistëve të huaj.