Kryesore Thaçi shpërthen kundër Berishës: Gërmadhë politike! Sabotoi luftën e UÇK-së

Thaçi shpërthen kundër Berishës: Gërmadhë politike! Sabotoi luftën e UÇK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi prek fundin në marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në intervistën që dha në emisionin “Opinion” ai tha se akuzat e tij janë qesharake duke shpërthyer në një sërë etiketimesh ndaj Berishës.

“Sa i takon Berishës, unë çuditem si ai nuk ka pasur guximin politik e qytetar dhe që nuk e ka guxuar ta denoncojë shkëmbimin e territoreve që kur e ka propozuar Rugova, Qosja Daci, etj.

Krimineli kthehet në vendin e krimit. Edhe Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës. Duke e nisur me favoret ndaj Millosheviçit dhe më pas me mëkatet ndaj UÇK-së që e quante marksiste dhe terroriste.

Unë kam shkuar në zyrën e tij në 99-ën. Kur jam zgjedhur kryeministër kemi pasur një respekt reciprok. Shpreh keqardhje për gjendjen e tij aktuale morale që duket si një gërmadhë politike” – tha Thaçi.