“Kam lindur në Amerikë, por me origjinë jam shqiptare. Prindërit dhe vëllai im janë nga Shqipëria”. Kjo është përgjigja që këngëtarja Ava Max i dha një fansi në llogarinë e saj në Instagram kur u pyet në lidhje me vendin e saj të origjinës.
Artistja shqiptare i tërhoqi vëmendjen fansave me këtë replikë dhe duket se 26-vjeçarja ndihet krenare, edhe pse ka ngjitur disa shkallë në arenën ndërkombëtare me prodhimet e saj muzikore.
Aktualisht, ajo po shijon suksesin e këngës së fundit Alone Pt.II në bashkëpunim me DJ e njohur, Alan Walker dhe krahas kësaj ajo ka zbuluar se me 12 Mars do të lançohet prodhimi i radhës.