Japonia po bëhet gati që të dërgojë luftanije dhe avionë patrullimi për të mbrojtur anijet japoneze në Lindjen e Mesme pasi situata në rajon, nga i cili ky vend i Lindjes së Largët importon 90 përqind të kërkesës së saj të naftës së papërpunuar, mbetet e tensionuar, citon Reuters një dokument të miratuar nga qeveria japoneze.
Vendosja e një anije shkatërruese me helikopterë dhe dy aeroplanëve patrullues P-3C është planifikuar të mbledhë informacione dhe të sigurojë kalimin e anijeve japoneze nëpër rajon.
Nëse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme, do të njoftohet një urdhër i veçantë nga Ministri Japonez i Mbrojtjes për të përdorur armë në mbrojtje të anijeve në rrezik.
Që nga viti i kaluar, ka pasur një rritje të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, qëkur Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e 2015 me Teheranin dhe vendosi sanksione të mëparshme ndaj Iranit.
Në maj dhe qershor, disa sulme ndodhën mbi anijet tregtare ndërkombëtare, përfshirë tankerin japonez Kokuka Cajoous, dhe Uashingtoni fajësoi Iranin për sulmet.
Japonia, një aleat i SHBA-së që ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Iranin, ka zgjedhur vetë operacionin e saj në vend që të jetë pjesë e një misioni të udhëhequr nga amerikanët për të mbrojtur anijet në rajon, sipas Reuters.