Pas 10 orësh diskutimesh të forta ku nuk munguan akuzat, batutat dhe ironitë është mbyllur dhe dëshmia e Kryeministrit të vendit, Edi Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Dëshmia u mbyll ashtu siç nisi, me debate.
Jorida Tabaku: Unë me shumë gjentilesë ju pyeta për pronarët në fillim të kësaj seance.
Edi Rama: Ju nuk e keni ftuar Shqipërinë në një debat për koncesionimin e të ardhmes, ju shqiptarëve ju keni thënë: Organizata kriminale ka grabitur 430 milionë.
Jorida Tabaku: Unë nuk kam asnjë pyetje tjetër, i falenderoj të gjithë kolegët.
Edi Rama: Po dherat? Më dhe fjalën! 42 milionët. Zonja Tabaku ju jeni si parti një turp aritmetik dhe jeni një katastrofë morale ambulante që lëviz nëpër Shqipëri.
Jorida Tabaku: Mbledhjen e konsideroj të mbyllur.