Ka mbushur 51 vjeç në 11 shkurt dhe ka realizuar një set fotografik për ‘Interview Magazine’, në të cilën intervistohet nga mikesha dhe kolegia Sandra Bullock. Artistja pozon duke treguar linjën e saj të pagabueshme dhe format e saj perfekte dhe thotë: ‘Në të ardhmen time shoh fëmijë që vrapojnë…’.
Me xhaketë lëkure të zezë, pa pantallona dhe me çizme deri lart në gjunjë, ylli i ‘Morning Show’ është cover girl e muajit mars të revistës. Aniston tregon për vështirësitë e fëmijërisë dhe raportin e vështirë me nënën Nancy, që vdiq në 2016.
“Jam rritur në një familje të destabilizuar në të cilën kam parë të rriturit të sillen në mënyrë të pasjellshme me të tjerët… dhe kjo më ka bërë të mendoj: Nuk dua të bëhem kështu. E kalova fazën e vështirë dhe tashmë jam gati për një familje. Ka një screenshot të vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijët që vrapojnë, dëgjoj akullin në një gotë, ndjej aromën e gjellës së zier. Ky është momenti i këndshëm në kokën time, që më mban të gjallë”, i përgjigjet Aniston pyetjes së Sandra Bullock se çfarë e frymëzon për të ardhmen.