Bota Bota kujton Darwinin, ”babain” e teorisë së evolucionit

Bota kujton Darwinin, ”babain” e teorisë së evolucionit

Bota kujton sot ditëlindjen e babait të teorisë së evolucionit, Charles Darwin, me qëllim frymëzimin e njerëzve që të reflektojnë mbi vlerat e kërkimit shkencor, mendimin racional dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë.

”Përkundër viteve të saj, teoria e botuar në 1859 është ende e re dhe shumë aktuale”, thotë Carlo Alberto Redi, drejtori i Laboratorit të Biologjisë së Zhvillimit të Universitetit të Pavia.

Ditë pas dite, vlefshmëria e saj shfaqet gjithnjë e më qartë në çdo nivel të organizimit të sistemit të të jetuarit, madje edhe në nivelin qelizor.

Sot, për shembull, onkologët flasin në terma darviniane për zgjedhjen e qelizave të kancerit; në biologji e dimë se qelizat burimore zbatojnë strategji të seleksionimit të qelizave ”darviniane” më të afta për të ecur përpara.

Qindra konferenca, debate dhe ngjarje në universitete, muzeume, laboratorë në të gjithë botën, kujtojnë sot ditëlindjen e Darvinit.

Dita e Darvinit zgjat deri më 5 mars me konferenca kushtuar përhapjes së teorive darviniane dhe ndikimit të tyre në përparimin e shkencës.